Në bashkëpunim me OBSH, nis në Kosovë studimi i parë për përhapjen e Covid-19 në vend

schedule18:12 - 11 Maj, 2021

schedule 18:12 - 11 Maj, 2021

Në Kosovë ka nisur një studim për përhapjen e koronavirusit. IKSHPK në bashkëpunim me OBSH ka filluar zbatimin e studimit “Hulumtimi seroepidemiologjik bazuar në popullatë” i shtresuar sipas moshës për infeksionin SARS CoV-2.

Ministria e Shëndetësisë në vend njoftoi se studimi bëhet me qëllim që të analizohet shkalla e infektimit me Covid-19 dhe të përcaktohet nga seropozitiviteti i popullatës së përgjithshme në Kosovë.

“Hulumtimi bëhet sipas protokollit të standardizuar të zhvilluar nga OBSH, i cili mundëson që të dhënat e ekspozimit epidemiologjik dhe mostrat biologjike të mblidhen sistematikisht dhe të vlerësohet shkalla e ashpërsisë dhe sulmit. Hulumtimi po ashtu shërben për orientim mbi situatën e shëndetit publik dhe politikat e vendimmarrjes.”

Ky studim sero-epidemiologjik ka për qëllim këto objektiva:

  1. Të matet seroprevalenca e antitrupave të COVID-19 në popullatën e përgjithshme sipas gjinisë dhe grupmoshës, në mënyrë që të përcaktohet imuniteti kumulativ i popullatës.
  2. Të vlerësohet raporti i infeksioneve asimptomatike, para-simptomatike ose subklinike në popullatë dhe në raport me moshën dhe gjininë.
  3. Të matët pozitiviteti aktual te popullata e zgjedhur rastësisht.

Sipas MSH Kosove, studimi do të behet në nivel vendi, i shtresuar sipas grupmoshës dhe gjinisë.

“Posa të përfundojë marrja e mostrave në terren do të kemi rezultatet preliminare dhe tutje ato përfundimtare që do na pasqyrojnë gjendjen e përhapjes së COVID- 19 në popullatën e Kosovës.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!