Ndërpritet seanca gjyqësore, Maksim Haxhia kërkon kohë të njihet me aktet hetimore të SPAK. GJKKO i jep 2 orë kohë të lexoje aktet, rinis seanca në 12.00
Pas muajsh i shpallur në kërkim nga SPAK, Agasi u arrestua të martën, 26 gusht, në zonën e Plepave në Durrës. Arrestimi i tij u bë nga Forcat Operacionale të Policisë, teksa ishte duke lëvizur me një automjet tip Audi RS6.
Pas disa orësh, ai u shoqërua për në Bllokun e Sigurisë “Mine Peza” në Tiranë.
Së bashku me Agasin, në makinë ka qenë edhe Ulian Shpataraku, që është shoqëruar gjithashtu nga forcat blu.
Agasi ishte shpallur në kërkim që prej dhjetorit të vitit 2025, në kuadër të një hetimi të SPAK. Ai akuzohet për disa vepra penale, mes tyre korrupsion, pastrim parash, shkelje të barazisë në tendera dhe abuzime me fondet publike të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI.

