Dita e Evropës bëri bashkë në studion e “Abc e Pasdites” Gjergji Vurmo, Enida Bozheku dhe Kujtim Gjuzi. Ky i fundit në diskutimin e gjatë për kushtet dhe kriteret që duhet të plotësoj vendi ynë për të qenë pjesë e BE-së tregoi diçka të cilën e ka nxjerrë nga përvoja e tij në konferencat e ndryshme ndërkombëtare. Ai tha se europianët kanë një problem me ne. “Në fund po bëhej rezoluta përfundimtare dhe atje thanë Bosnja, Shqipëria, Qipro-turke dhe Turqia nuk do të jenë pjesë e BE-së për aq kohë sa nuk do të dërgojnë pronat tek i zoti, për aq kohë sa komuniteteve fetare nuk do t’u kthejnë të gjitha pronat, dhe për aq kohë sa do të ketë lëvizje underground neo-otomane. 4 minare i keni përballë parlamentit”.
Kjo hapi një diskutim të fortë tek të ftuarit të cilët nuk ranë dakord me këtë përvojë të Gjuzit. Moderatori Ermal Peçi e pyet Vurmon nëse politika e ka cënuar imazhin e BE-së te shqiptarët. Ai pohoi jo vetëm këtë por theksoi se deklaratat kryesisht të Ramës kanë ceduar lidhjen me BE, të shqiptarëve.
“Vitet e fundit po, duke shfrytëzuar edhe një BE e cila gjithnjë e më shumë ka qenë e dobët, me problemet e veta, duke shfrytëzuar edhe keqinterpretuar edhe disa lëvizje të BE-së lidhur edhe me pandeminë . Jo se nuk kishte hapësira për të kritikuar BE-së lidhur me mënyrën se si iu përgjigj pandemisë, por si Kryeministër i Shqipërisë do të ishte mirë që të mos i bëje kritika BE-së ulur në prehërin e Erdoganit”.
Nga ana tjetër juristja theksoi se sfida më e madhe është mendësia dhe fryma që duhet të kemi të gjithë kur mendojmë për integrimin në BE. Sipas saj mundësia për futjen në BE është në 2035, sipas Gjergjit ka punë edhe një dekadë ndërsa sipas Gjuzit për 5 vite.
Ndërsa u ndalën në një nga pikat e lëvizjes së lirë dhe shtetin e së drejtës, Gjuzi tha se ende ka probleme dhe e lidh këtë më zgjedhjet e bëra se fundmi. Ai theksoi se në Finiq i janë vjedhur 200 vota, ndërkohë që ai doli zyrtarisht me vetëm 3 vota.