Anëtarja e grupit të famshëm “Little Mix”, Perrie Edwards është shtatzënë. Këngëtarja dhe i dashuri i saj, Alex Oxlade-Chamberlain njoftuan se po presin fëmijën e tyre të parë përmes disa fotografive në rrjete sociale. Lajmi i bukur vjen vetëm pak ditë pasi anëtarja tjetër e grupit, Leigh-Ann Pinnock njoftoi gjithashtu se po pret fëmijën e parë.
Krahas fotove ish ylli i X Factor shkroi: “Kaq e lumtur që jam në këtë udhëtim të egër me shokun tim të zemrës. Unë + Ai = Ti. Mezi presim të të takojmë baby.” Mes urimeve të shumta, ishte dhe kolegia e saj e bandës, Leigh-Anne, e cila shkroi se ndihet e lumtur që po ndan udhëtimin e saj të shtatzanisë me shoqen e saj të ngushtë.
“Arrrgghhh kaq e lumtur për të dy! Dhe kështu të lumtur kemi për të shkuar në këtë udhëtim së bashku! Të dua shumë.”, shkroi Leigh-Anne. Kjo e fundit kur zbuloi lajmin e ëmbël pak ditë më parë shkroi se ëndrra e saj më në fund po bëhej realitet. /abcnews.al