Është arrestuar sot në Prishtinë, Albert Veliu. i njohur si “Babalja”. Lajmi është bërë publik nga mediat kosovare sipas të cilave Albert Veliu është arrestuar në qendrën e azilit në Prishtinë dhe më pas është dërguar menjëherë në ambientet e paraburgimit.
Albert Veliu njihet edhe si dëshmitari “X” në audiopërgjimin e publikuar nga Partia Demokratike.
Disa muaj më parë Albert Veliu kishte tentuar që të largohej nga Shqipëria, por ishte ndaluar në Kukës. Më pas, ai u vendos në Kosovë ku edhe u arrestua ditën e sotme, raportojnë mediat kosovare.
“Babalja” akuzohet për kallëzim të rreme të kryer në bashkëpunim dhe kalim të paligjshëm të kufirit. /abcnews.al