Të paktën 7 persona janë vrarë një natë më parë në SHBA si pasojë e një sulmi me armë. Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Kolorado, në SHBA, ku një person i armatosur ka hapur zjarr në një festë ditëlindje duke vrarë shtatë persona e më pas edhe veten e tij.
Ndër të tjera mësohet se pjesë e kësaj feste ishte dhe e dashura e autorit e cila gjithashtu mbeti viktimë e sulmit.
Në festë kishte edhe fëmijë të cilët po qëndronin në një rimorkio aty pranë, por që fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk u lëndua.
Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë. Kjo ishte një nga ngjarjet më të rënda në Kolorado, që kur një person i armatosur vrau 10 vetë në një supermarket më 22 mars.e.su./abcnews.al

