Disa prej tyre ishin aq spektakolare sa janë kthyer në skena filmi për Hollywood. Bëhet fjalë për arratisjet që kanë hyrë në histori.
Burgjet konsiderohen si vendet më të sigurta në botë. Kjo sepse muret dhe gardhet rrethuese të sigurisë janë ndërtuar me qëllimin për të mbajtur të arrestuarit mbyllur. Megjithatë ndër vite janë shënuar arratisje spektakolare nga burgjet e sigurisë së lartë.
Një nga rastet më të bujshëm është ai që ndodhi në burgun Alcatraz në 11 qershor të vitit 1962. Reputacioni që ky burg kishte krijuar u prish kur vëllezërit John dhe Clarence Anlin së bashku me Frank Lee Morris arritën të shpëtonin nga një tunel në mur. Ata lanë disa letra në shtretërit e tyre dhe më pas shpëtuan me një gomone të cilën e krijuan vetë me disa mushama të vjedhura.
https://youtu.be/zZsq5O2nAFc
Zyrtarët shtetërorë asokohe thanë se tre të arratisurit u mbytën në det por trupat e tyre nuk u gjetën kurrë, duke bërë që shumë njerëz të besonin se tre të arratisurit kishin arritur të mbijetonin.
Në vitin 1979 kjo arratisje u riprodhua në ekranin e vogël duke u kthyer në film. Ky film mori titullin “Arratisja nga Alcatraz-i”, me protagonist Clint Eastwood.
Një tjetër arratisje që hyri në histori ishte ajo e Michel Vaujour. Ai ishte burgosur për vrasje të mbetur në tentativë dhe grabitje me armë më Paris. Vaujour u arratis nga burgu me ndihmën e gruas së tij. Për të shpëtuar ai pikturoi disa nektarina që të dukeshin si granata.
Kështu ai arriti të dilte në çatinë e burgut ku gruaja e tij po e priste me helikopter. Pas arratisjes ata zbritën në një fushë futbolli. Disa kohë më pas Vaujour u arrestua gjatë një grabitje, ku mbeti edhe i plagosur.
Choi Gab-bok, mësuesi korean i Yogas ishte dërguar pas hekurave për grabitje. Ai arriti të arratisej nga qelia e tij në Daegu në vitin 2012 përmes pritjes në një zonë me kangjella ku merrte ushqimin e tij. Ai u lye me vaj në mënyrë që të rrëshqiste pa vështirës gjatë kohës kur rojet po flinin. Arratisja e tij zgjati vetëm 6 ditë, pasi u vu sërish në pranga.
Historia e udhëheqësit të kartelit meksikan i quajtur zot i drogës, El Chapo ka bërë shumë bujë.
Ai konsiderohej si tregtari më i madh i “miellit” të bardhë. El Chapo ka arritur të arratiset dy herë nga burg ndërsa jeta e tij është treguar në filmat që transmetohen në Netflix. Arratisja e tij e parë ishte në vitin 2001 kur mashtroi me anë të rryshfetit rojet e burgut ku po vuante dënimin.
Katërmbëdhjetë vite më vonë, në vitin 2015 ai u arratis për herë të dytë përmes një tuneli të ndërtuar në dushet e burgut Altiplano në Almoloya, Meksikë. Një vit më vonë ai u arrestua sërish dhe tani po vuan një dënim të përjetshëm.
Një tjetër arratisje që ka rrëmbyer shumë vëmendje është ajo e Ronaldo Silvës i cili arriti të ikte nga burgu i veshur me rroba grash të cilat ia kishte marrë të shoqes gjatë një vizite në burg. Silva depiloi të gjithë trupin, vuri një paruke në kohë dhe buzëkuq.
Ai veshi një fustan të gjatë blu dhe këpucë të kuqe më takë të lartë, duke kaluar përmes portës së burgut. Skenari i tij nuk zgjati më shumë se gjysmë ore. Autoritetet e vëna nën alarm arritën ta kapin atë sërish./mv.abcnews.al