Robben: Nëse De Boer më telefonon, do shkoj me Holandën në Europian

schedule15:26 - 9 Maj, 2021

schedule 15:26 - 9 Maj, 2021

Arjen Robben vazhdon të luajë futboll dhe e bën këtë më së miri si pjesë e Groningen në Holandë, teksa sapo është kthyer nga një dëmtim që e mbajti disa muaj jashtë fushave. Gjithsesi, 37-vjeçari është ende në formë të mirë dhe duket se e ndjen veten në gjendje të marrë pjesë në Europianin e verës së ardhshme me Holandën.

“Nëse De Boer do më thërriste në kombëtare për Kampionatin Europian? Atëherë do shkoja. Do ishte bukur, por të jemi realistë: duhet të jesh fizikisht mirë dhe i aftë për të bërë diferencën në një skuadër të tillë.

Holanda është pak lart për mua tani. Diku në ëndrrat e mia të çmendura, Kampionati Europian do ishte finalja ime. Nuk po them se dua të shkoj në Europian, por nëse De Boer më telefonon, do shkoj”, tregon Robben. /abcnews.al