Certifikata mirënjohje për mjekët dhe infermierët që ndihmuan në maratonë

schedule14:40 - 11 Tetor, 2018

schedule 14:40 - 11 Tetor, 2018

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj shpërndau certifikatat e mirënjohjes të rinjtë vullnetarë mjekë dhe infermierë të cilët ndihmuan qytetarët në zonën e Parkut të Liqenit Artificial gjatë verës, por dhanë kontributin e tyre edhe gjatë zhvillimit të Maratonës së Tiranës.

Veliaj u  shpreh se projekti pilot i Bashkisë së Tiranës ka hedhur bazat e  punës vullnetare ndërsa u shpreh se nisma ka krijuar ndjenjën e sigurisë tek qytetarët.

Bashkia e Tiranës e krijoi bërthamën e vullnetarëve të saj dy vite më parë. Rrjetit sot i janë bashkuar qindra të rinj, të cilët angazhohen në organizimin dhe mbaëvajtjen e shumë aktiviteteve sportive dhe kulturore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!