Neymar do të vijojë të jetë pjesë e PSG-së deri në verën e vitit 2025. Sulmuesi brazilian firmosi sot rinovimin e kontratës me kampionët e Francës. Presidenti i klubit, Nasser Al-Khelaifi nuk e fsheh lumturinë e tij në lidhje me akordin e arritur.
“Thelbi i projektit tonë ambicioz për të rritur edhe më shumë PSG-në është zemra, talenti dhe dedikimi i lojtarëve tanë. Jam krenar që Neymar ka zgjatur bashkëpunimin me ne deri në vitin 2025, ai do vijojë t’i kënaqë tifozët tanë.
Jemi shumë të lumtur që do e shohim të jetë akoma pjesë e projektit tonë dhe që do luajë me PSG-në edhe për shumë vite të tjera“, deklaroi kreu i PSG-së në prononcimin e dhënë në kanalin zyrtar të klubit francez. /abcnews.al