Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ulet numri i infektimeve, rritet i fataliteteve në Itali, 224 viktima nga COVID-19

schedule18:03 - 8 Maj, 2021

schedule 18:03 - 8 Maj, 2021

Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 10176 raste të reja me COVID-19 nga 338436 testime dhe 224 viktima.

Krahasuar me të premten numri i infektimeve ka pësuar një ulje, pasi dje ishin 10554 raste, por në 24 orët e kaluara kishte më pak testime, 328612, ndërsa sot më shumë tamponë.

Shkalla e pozitivitetit  u ul 3%, nga 3.2% një ditë më parë. Por numri i viktimave sot u rrit krahasuar me dje, pasi të premten ishin 207, ndërsa sot 224 fatalitete. 17394 qytetarë u raportuan të shëruar.



Autoritetet italiane raportojnë se sot janë injektuar 506877 doza të vaksinave kundër Covid. Popullsia e vaksinuar u rrit kështu në 11.42%, me 26.82% që kanë marrë të paktën një dozë.

Javën e fundit, janë injektuar mesatarisht 457000 doza në ditë dhe me këtë ritëm, po sipas autoriteteve italiane imuniteti i tufës, 70% e popullsisë me të paktën një dozë do të arrihet më 30 korrik./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!