U fotografua përtej Adriatikut, ekspertët zbulojnë se kur mund të bjerë raketa kineze

schedule11:31 - 8 Maj, 2021

schedule 11:31 - 8 Maj, 2021

Anija kozmike kineze Long March, e cila po zbret në tokë në mënyrë të pakontrolluar, pritet të “kthehet në bazë” orët e para të mëngjesit të së dielës. Kjo sipas parashikimeve të ekspertëve.

Sipas parashikimeve të fundit, pjesët e mjetit fluturues pritet të bien në tokë rreth orës 6.19 të mëngjesit të dielën. Megjithatë, mbetet e vështirë të dihet ekzaktësisht se kur dhe ku do të bjerë  Long March. Ekspertët kanë paralajmëruar që mund të ndodhe tetë ore përpara apo pas orës së parashikuar, shkruan abcnews.al

Lexo edhe: Fotografohet përtej Adriatikut raketa kineze që doli jashtë kontrollit

Korporata Aerospace postoi në Twitter: “Parashikimi ynë i fundit për rikthimin e trupit të raketës Long March CB-5B është 09 maj 2021 04:19 UTC ± 8 orë.”

Astronomët theksojnë se është vështirë të parashikohet ku mund të bjerë pasi po lëviz me shpejtësi shumë të lartë. sb/abcnews.al/