Aventura gjermane vazhdon, Leipzig rinovon me një nga “veteranët”

schedule15:29 - 7 Maj, 2021

schedule 15:29 - 7 Maj, 2021

Rinovim te Leipzigu. Drejtuesit e klubit gjerman kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin me Peter Gulacsi, portierin hungarez.

31-vjeçari nga Budapestit është pjesë e Leipzig prej vitit 2015 dhe gjatë këtyre viteve ka qenë një garanci mes shtyllave.

Këtë sezon ia ka dalë të mbajë portën e paprekur në 15 ndeshje të Bundesligës, aty ku skuadra e Nagelsmann renditet në vend të dytë.

Kontrata aktuale zgjaste deri në vitin 2023, por “gardiani” do të vijojë të jetë portieri i Leipzig deri në verën e vitit 2025.

Gulasci debutoi me Hungarinë në vitin 2014 dhe deri tani numëron 36 ndeshjeve me kombëtaren e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!