Greqia dhe Maqedonia do të hapin kufijtë me njëri tjetrin më 14 maj.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce në Maqedoninë e Veriut ka bërë me dije se duke filluar nga 14 maj qytetarët e Maqedonisë do të mund të udhëtojnë në drejtim të Greqisë vetëm me një PCR test negativ jo më i vjetër se 72 orë ose me vërtetim se janë vaksinuar kundër koronavirusit.
Këto informacione ia ka dhënë ministri grek për Turizëm, Haris Teogaris në bisedën e fundit telefonike që e kanë pasur javën e kaluar.
Momentalisht nuk dihet nëse Maqedonia e Veriut do të jetë në grupin e vendeve ku shtetasve do t’u lejohet hyrje në Greqi edhe me test të shpejtë negativ. Filipçe tha se për këtë pret vendim nga Qeveria greke./abcnews.al