Kuvendi rrëzoi 10 dekretet e Metës, këshilltari Ligjor: Ligjet përkatëse të reformës, me shkelje

schedule15:17 - 7 Maj, 2021

schedule 15:17 - 7 Maj, 2021

Këshilltari për Çështjet Ligjore në Presidencë, Bledar Dervishaj, ka reaguar menjëherë pas rrëzimit të 10 dekreteve të presidentit Ilir Meta për reformën në Drejtësi nga Kuvendi.

Në deklaratën e tij Dervishaj tha seKuvendi nuk e argumentoi vendimin e tij për rrëzimin e dekreteve në baza ligjore, por sipas tij u pa një “retorikë politike dhe gjuhë përbaltëse”.

Sipas tij këto veprime tregojnë se në çfarë gjendje është Qeveria dhe Kuvendi, pasi ligjet nuk i ka hartuar Kuvendi por Qeveria.

“Sot fatkeqësisht dëshmuam si seanca e plenare e Kuvendit rrëzoi 10 dekrete të Presidentit që rikthyen 10 ligje që prekin themelin e reformës në sistemin e drejtësisë.

Ndërkohë që prisnim të dëgjonim në diskutime përpjekje për të argumentuar ligjërisht, dëgjuam retorikë politike fjalë boshe pa asnjë vlerë për shoqërinë, gjuhë përbaltëse e aspak të denjë për një shtet të së drejtës.

10 ligje Kuvendi arrin ti shqyrtojë brenda një ditë, këtë ritëm do e kishte zili cdo vend evropian për deputetët e tij.

Kuvendi në një ditë, më 23 mars të këtij viti miratoi 10 ligje të hartuara nga qeveria që ndryshojnë rrënjësisht reformën e që u kthen në muajin prill me dekrete nga Presidenti, ndërkohë që u ndryshuan brenda një dite, janë hartuar miratuar e konsultuar pas një analize 2 vjeçare të gjithë sistemit të drejtësisë në vitet 2015-2017.

Reforma në drejtësisë në këto vite iu besua një grupi ekspertësh të nivelit të latë e iu hoq qeverisë e drejta për të ndërhyrë. Roli i Kuvendit në këto vite ishte rol certifikues i produktit të ekspertëve të nivelit të lartë të huaj e vendas pa pasur të drejtën qeveria për të ndërhyrë në thelbin e tyre”, tha Dervishaj.

Në kuadër të këtij vendimi këshilltari ligjor në Presidencë ka ndritur edhe tre pyetje për qeverinë dhe kuvendin.

“Pse qeveria sot rrëmben drejtësinë?

Pse nuk u konsultuan ndryshimet me komisionin e Venecias?

Pse u hodh poshtë puna e ekspertëve të nivelit të lartë dhe u miratuan me urgjence?

Ky veprim i sotëm është që të rrëmbeje drejtësinë dhe ta kthejë atë në një drejtësi të qeverisë dhe jo për qytetaret.

Gjatë kësaj periudhe të fushatës, presidenti i ka kthyer këtë ligje përmes dekreteve të mirë arsyetura.

Kjo veprimtari nga ana e presidentit është bërë edhe në kuadër për të mos marrë vend mendje nga procesi zgjedhore”, tha ndër të tjera Dervishaj./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!