Durrës/ Kapet i kërkuari me 3 emra dhe i dënuar në Romë për heroinë

schedule16:27 - 10 Tetor, 2018

schedule 16:27 - 10 Tetor, 2018

Në kudër të operacioneve për kapjen e personave në kërkim, forcat speciale në Durrës, kanë arrestuar për llogari të autoriteteve italiane, Ferdinand Taren. 53 vjeçari nga Durrësi ka edhe dy identitete të tjera, Ferdinand Luka dhe Alfred Daja.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Autoritetet Gjyqësore Bari- Itali e kanë dënuar me 8 vjet 2 muaj e 18 ditë, për veprën penale “Organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike të llojit heroine.

Në pranga ka rënë dhe një shtetas në kërkim nga Berati, i akuzuar për trafik droge.

14 persona të tjerë janë ndaluar për verifkim, pasi kanë precedentë në trafikun e narkotikëve, vjedhjes së pronës dhe krimeve ndaj jetës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!