Po shkëlqen në Holandë, Chelsea përgatit “blindimin” e Armando Brojës

schedule22:16 - 6 Maj, 2021

schedule 22:16 - 6 Maj, 2021

Moment fantastik te Chelsea. Ekipi i Thomas Tuchel mposhti 2-0 Real Madrid mbrëmjen e kaluar, duke siguruar kalimin në finalen e madhe të Champions League. “Blutë e Londrës” shkëlqyen në dy ndeshjet ndaj ekipit të Zidane dhe merituan kualifikimin pas rezultatit të përgjithshëm 3-1.

Djemtë e Thomas Tuchel do të diskutojnë trofeun e madh kundër Manchester City më 29 maj. Drejtuesit e klubit nuk e kanë ndalur punën në asnjë moment dhe janë fokusuar te dy rinovime, që i zbulon gazetari italian Fabrizio Romano.

Sipas tij, klubi i Premier League po përgatit dhuratat për Jorginhon dhe Armando Brojën. Sulmuesi i talentuar shqiptar është i huazuar Holandë te Vitesse. 19-vjeçari nga Malësia e Madhe po shkëlqen këtë sezon në Eredivisie.

Deri në këtë moment të sezonit ka shënuar 11 gola, teksa numëron edhe 3 asiste, duke qenë golashënuesi më i mirë i ekipit të tij. Shumë klube po interesohen për Brojën, ndërsa Chelsea kërkon ta “blindojë”. Kontrata aktuale i përfundon në verën e vitit 2022. /abcnews.al