Roma është gati për sfidën e kthimit gjysmëfinale të Europa League kundër Manchester United. Verdhekuqtë italianë kanë humbur 6-2 takimin e parë në “Old Trafford” dhe kanë shumë pak shanse të sigurojnë kalimin në finalen e madhe.
Djemve të Fonsecas i duhen katër gola sonte në “Olimpico” (21:00). Qendërmbrojtësi brazilian i ekipit italian, Roger Ibanez nuk është dorëzuar akoma dhe karikon shokët e skuadrës në lidhje me duelin e dytë ndaj “Djajve të Kuq”.
“Ne besojmë deri në fund, pasi janë për t’u luajtur edhe 90 minuta. E treguam në pjesën e parë në Manchester se çfarë jemi në gjendje të bëjmë. Ajo që ndodhi në fraksionin e dytë të takimit ishte një përjashtim“, deklaroi 22-vjeçari. /abcnews.al