Ed Sheeran është një nga artistët më suksesshëm në Angli. Këngëtar, kompozitor, muzikant, producent, biznesmen dhe tifoz futbolli. 30-vjeçari është një tifoz i zjarrtë i Ipswich Town, skuadër që garon në League One (divizoni i tretë i futbollit anglez).
Pjesë e Ipswich është edhe Armando Dobra, lojtari i talentuar i Shqipërisë U21. Muzikanti i njohur ka arritur një akord me klubin e zemrës për të qenë ai sponsori në fanellën e ekipit që ka fituar Kupën UEFA (sot Europa League) në vitin 1981.
“Ipswich është pjesë e komunitetit dhe kjo është mënyra ime për të treguar mbështetjen ndaj klubit. I kam shijuar gjithmonë udhëtimet drejt Portman Road dhe mezi pres të rikthehem sërish atje në momentin që tifozët do të lejohen në stadium.
Me ardhjen e pronarëve të rinj nga SHBA, është e sigurt që ne tifozëve të Ipswich na presin kohë plot emocione. Çfarë do të shkruhet në fanellën e skuadrës? Gjithçka do të zbulohet në kohën e duhur“, deklaroi Ed Sheeran. /abcnews.al


