LeBron James, mbreti i basketbollit në NBA, i fut edhe më thellë këmbët në botën e futbollit. Amerikani, i njohur si një tifoz i Liverpool dhe mbajtës i 2 për qind të aksioneve të “The Reds” për 10 vite, tani është përfshirë në një tjetër klub.
Këtë herë Lebron i ka shtrirë “tentakulat” në Spanjë, aty ku ka marrë një pjesë të aksioneve të klubit të Malaga, që garon në ligën e dytë spanjolle, sipas asaj që shkruan Mundo Deportivo.
#LeBron James diventa azionista di minoranza del #Malagahttps://t.co/G6NDGnfqMs pic.twitter.com/KLS1EEy3Zs
— Calcio e Finanza (@CalcioFinanza) May 6, 2021
James i është bashkuar klubit spanjoll përmes RedBird Capital Partners, kompani e tija që ka blerë 600 aksione të klubit andaluzion. Basketbollisti nuk do të fuqi vendimmarrëse në klub për momentin, por synohet që në vazhdim të blejnë të tjera aksione. /abcnews.al