Këtë të enjte është zhvilluar në Kryeministri konferenca për mediat e Kryenegociatorit Zef Mazi me Ministren e Austrisë për Europën dhe Kushtetutën Karoline Edtstadler.
Në fjalën e tij Mazi theksoi se Shqipëria ka shprehur vendosmëri për të vijuar rrugën drejt Bashkimit Europian.
“Jemi para vendimeve shumë të rëndësishme të unionit, ku ndër të tjera është edhe konferenca e parë Ndërqeveritare. Po punohet nga Shqipëria dhe vendet e BE-së që të mbyllet sa më mirë brenda 6 muajsh. Me ministren diskutuam edhe për reformën në drejtësi”, tha Mazi.
Ministrja austriake Karoline Edtstadler në fjalën e saj shprehur se Austria do të mbështesë integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ajo shtoi se Tirana zyrtare duhet që të vazhdojë reformat që ka nisur.
Në këtë konferencë pjesëmarrëse ishte edhe Elisa Spiropali e cila u shpreh se Austria ka luajtur rol kyç si njohëse e reformave që kanë ndodhur në Shqipëri.
/abcnews.al/