Studimi nga të dhënat e Izraelit: Vaksina e Pfizer funksionon më mirë me dy doza

schedule08:38 - 6 Maj, 2021

schedule 08:38 - 6 Maj, 2021

Studimi i parë mbarëkombëtar rreth vaksinimit për koronavirusin në Izrael tregon se vaksina e Pfizer/BioNtech funksionon shumë më mirë me dy doza. Rezulton se dy doza të vaksinës sigurojnë më shumë se 95% mbrojtje nga infektimi, format e rënda të sëmundjes apo edhe vdekja.

Lajmin e bëjnë të ditur studiuesit në revistën mjekësore Lancet. Me popullsinë e tij të vogël, Izraeli pati mundësi që të vaksinonte shpejt pjesën më të madhe të njerëzve.

Studiuesit zbuluan se vaksina siguron 95.3% mbrojtje ndaj infektimit dhe 96.7% mbrojtje kundër vdekjes, shtatë ditë pas dozës së dytë. Po ashtu vaksina rezultoi 92% efektiv kundër infeksioneve që nuk shkaktonin asnjë simptomë, shkruan abcnews.al

“Deri në 14 ditë pas vaksinimit, mbrojtja e dhënë nga një dozë e dytë rritet në 96.5% mbrojtje ndaj infeksionit, 98% kundër shtrimit në spital dhe 98.1% kundër vdekjes”, shkruan studiuesit.

Por njerëzit që morën vetëm një dozë të vaksinës ishin shumë më pak të mbrojtur. Vetëm një dozë dha vetëm 57.7% mbrojtje ndaj infeksionit, 75.7% kundër shtrimit në spital dhe 77% kundër vdekjes.

Studimi u financua nga Ministria e Shëndetësisë së Izraelit dhe Pfizer. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!