Është jashtë kontrollit, anija kozmike kineze që peshon 21 ton pritet të rrëzohet në tokë

schedule14:18 - 5 Maj, 2021

schedule 14:18 - 5 Maj, 2021

Long March 5B, anija kozmike kineze që ka dalë jashtë kontrollit, pritet që të përplaset në tokë të shtunën. Anija hapësinore me shumë mundësi mund të rrëzohet në një zonë të pabanuar, sipas qeverisë amerikane.

Një zëdhënës i Departamentit të Mbrojtjes zbuloi datën e futjes së saj në atmosferën e Tokës, por tha se pika e saktë e hyrjes aktualisht nuk mund të përcaktohet. Përditësimet e përditshme mbi vendndodhjen e saj po postohen në Space Track, dhe qeveria do të sigurojë informacion shtesë “sa të bëhet i disponueshëm”, shtoi zëdhënësi.

Tianhe u nis nga Qendra Hapësinore Wenchang në Hainan, Kinë në Long March 5B, raketa transportuese më e madhe e Kinës, të enjten e 29 prillit. Pritet që një pjesë e madhe e trupit të saj të digjet në atmosferë përpara se të godasë tokën. sb/abcnews.al/