Një çift fermerësh po martoheshin në fermën e tyre, në Australi. Deri në një moment gjithçka shkoi mirë, derisa mësuan se një nga lopët e tyre po lindte viçin.
Ndërsa po zhvillohej ceremonia, një mik iu afrua nuses Jesse Laws duke e njoftuar se viçi po vinte në jetë.
Edhe pse kishte mjaftë njerëz që mund të ndihmonin në lindjen e lopës, nusja vrapoi për të qenë aty.
Ajo u bë e gjitha pis dhe velloja vetëm ngjyrë të bardhë që nuk kishte. Këtë përvojë nusja e përshkroi të paharrueshme, ndërsa bashkëshorti i saj kur e pa në atë gjendje qeshi.
Viçit i vendosën emrin Destinity, duke qenë se erdhi pikërisht ditën e dasmës së tyre.
Çifti do të martoheshin tetorin e vitit të kaluar, por për shkak të masave të Covid e shtynë tani në pranverë./abcnews.al