Nesër zhvillohet sfida e dytë gjysmëfinale e Champions League mes Manchester City dhe PSG. Ekipi anglez fitoi 1-2 në Francë dhe është i karikuar në maksimum për të siguruar për herë të parë në histori finalen e kompeticionit të madh.
Qendërmbrojtësi i “Cityzens”, John Stones, i cili i dhuroi trofeun e EFL Cup ekipit të tij me golin e shënuar në finalen ndaj Tottenham pak ditë më parë, flet rreth sfidës ndaj nënkampionëve të Champions League.
“Kemi besim të madh për ndeshjen e nesërme, është e nevojshme të jemi të mbushur me besim. Duam të kalojmë në finalen e Champions League, kjo është një mundësi e shkëlqyer për ne lojtarët dhe për klubin.
Duhet ta nisim aty ku e lamë në Francë. Shënuam dy gola në ndeshjen e parë, kështu që jemi entuziastë për duelin e kthimit. Duhet të besojmë tek aftësitë tona. Le të zbresim në fushë për fitore, ashtu siç bëjmë gjithmonë.
Kualifikimi është akoma i hapur, kështu që duhet të sulmojmë dhe të mos mendojmë për të ruajtur avantazhin e ndeshjes së parë. Përqendrimi është maksimal ashtu si edhe entuziazmi, jemi gati të luajmë futbollin tonë“, deklaroi Stones. /abcnews.al