Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë pamjet nga punimet në rrugën e Kombit, urën e madhe të Kukësit mbi Drin.
Rama shprehet se ura do të jetë e varur në 310 metra gjatësi ndërkohë që struktura e saj mbajtëse kryesore do të ndërtohet me çelik special.
“Vijon pa ndërprerje puna për veprën e munguar të Rrugës së Kombit, Urën e Madhe të Kukësit mbi Drin.
* ura do te jete e varur në 310 m gjatësi dhe struktura e saj mbajtese kryesore, do te jete një element mbresëlënës prej çeliku special, me hapesirë 270m dhe lartesi 50m!”, ka shkruar kryeministri Edi Rama./mv.abcnews.al