“Moment historik”, shkon në 50 milionë numri i dozave të administruara në Britani

schedule15:41 - 3 Maj, 2021

schedule 15:41 - 3 Maj, 2021

Më shumë se 50 milion doza të vaksinave për koronavirusin janë administruar deri më tani në Britaninë e Madhe. Lajmin e bëri të ditur sot kryeministri i vendit Boris Johnson gjatë një vizite fushate në Hartlepool.

Kryeministri britanik u shpreh se rregullat për distancimin social mund të nisin të hiqen deri më 21 qershor.

Johnson u tha gazetarëve: “…Ne kemi bërë 50 milionë doza ndërsa ju flas sot, çereku i popullsisë së rritur, një në katër i ka marrë të dyja dozat. Ju jeni duke parë rezultatet e asaj që vërtet fillon të shfaqen në epidemiologji. Mendoj se do të jemi në gjendje të shkojmë përpara, ndjehem sikur 17 maji do të jetë mirë.”

Fjalët e Johnson u pasuan gjithashtu nga një postim në Twitter i Sekretarit të Shëndetësisë Matt Hancock i cili e quajti një moment historik.

“Ne sapo kemi injektuar dozën e 50 miliontë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar! Arritje e madhe nga ekipi.” /abcnews.al/