Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ylli i ekipit nuk ia del për Chelsean, Real Madrid merr lajmin e keq

schedule13:17 - 3 Maj, 2021

schedule 13:17 - 3 Maj, 2021

Dëmtimet e kanë bërë të vuajë shumë këtë sezon Real Madridin dhe duket se do vazhdojnë deri në ndeshjen e fundit. Të mërkurën madrilenët luajnë një ndeshje shumë të rëndësishme për sezonin, kur sfidojnë Chelsean në gjysmëfinale të Champions League.

Ndeshja e parë më Madrid është mbyllur në barazim 1-1 dhe në këto kushte madrilenët janë në disavantazh për shkak të golit në fushë kundërshtare. Trajnerit Zidane i duhen më të mirët në fushë, por duket se as këtë herë nuk do i ketë të gjithë.

Nga Madridi vjen konfirmimi se Raphael Varane ka pësuar dëmtim muskulor dhe nuk do jetë i gatshëm për ndeshjen me Chelsean. Ndërkohë që lajmi i mirë është rikthimi i Sergio Ramos, por aktivizimi i tij nga minuta e parë mund të jetë një rrezik. Ai ka luajtur vetëm 125 minuta që nga muaji janar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!