Vrioni e Binaku të lumtur për Kombëtaren

schedule17:45 - 8 Tetor, 2018

schedule 17:45 - 8 Tetor, 2018

Dy debutues të kombëtares dolën përpara mediave në prag të ndeshjeve të radhës. Xhakomo Vrioni dhe Egzon Binaku u shprehën të lumtur dhe me besim në ekipin përfaqësues.

Do të shohim sërish fytyra të reja. Kombëtarja shqiptare do të ketë katër debutues ndaj Jordanisë e Iizraelit, dhe dy prej tyre dolën për herë të parë përpara mediave në Durrës.
Xhakomo Vrioni vjen nga Italia dhe Egzon Binaku nga Suedia. Vrioni është sulmues, luan në Serinë B për Venecian, dhe pritet të jetë i rëndësishëm pasi është vetëm 19 vjeç. Djaloshi i lindur në San Severino, u tregua tepër i sinqertë duke treguar arsyen se përse zgjodhi Shqipërinë.

Xhakomo Vrioni, futbollist i Kombëtares: “Nuk e prisja këtë thirrje sepse bëra vetëm një ndeshje me 21-shin dhe e besoja. Por jam i lumtur, kam bërë shumë ndeshje me Italinë, vitin e kaluar nuk më thirrën më dhe bëra një rifleksim dhe zgjodha Shqipërinë. Nuk është në asnjë moment e lehtë, ketu ka sulmues shumë të fortë. Objektivi është të luaj sa më shumë dhe të bëj gol.”

Egzon Binaku gjithashtu nuk ka lindur në Shqipëri apo Kosovë, veçse në Suedi, ku edhe luan për Malmon. Mbrojtësi 23-vjeçar shpresohet të ndihmojë një repart të pasigurt në kombëtare.

Egzon Binaku, futbollist i Kombëtares: “Jam i kënaqur që unë kam ardhur sot. Tani duhet me u lut që të bëhet mirë. Me Skocinë s’kemi luajtur shumë mirë, kemi humbur. Por tani e dijmë se si luajnë ata dhe tani duhet të dijmë se si të fitojmë.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!