Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Rama publikon videon: E ardhmja e afërt digjitale e transportit rrugor ndërqytetës përmes e-Transport

schedule08:10 - 3 Maj, 2021

schedule 08:10 - 3 Maj, 2021

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një video të publikuar në rrjetin social “Facebook” bën me dije se për herë të parë në Shqipëri platforma digjitale e transportit rrugor ndërqytetas përmes e-Transport do të menaxhojë dhe monitorojë fluksin,

Sipas kryeministrit kjo platformë do të menaxhojë fluksin e udhëtarëve për gati 50 milionë bileta udhëtimi në vit.

Statusi:



MIRË MËNGJES

Ja e ardhmja e afërt digjitale e transportit rrugor ndërqytetës përmes e-Transport.

Për herë të parë në Shqipëri, kjo platformë inovative do të menaxhojë e monitorojë fluksin e udhëtarëve në linjat e transportit, për gati 50 milionë bileta udhëtimi në vit, duke sjellë një përmirësim rrënjësor të eksperiencës së udhëtimit në Shqipëri!

Modul biletimi elektronik online (përmes aplikacionit në celular dhe faqes online), në autobus e në stacione, si dhe në agjencitë e udhëtimit

APLIKACIONI FALAS për:

520 linja

242 operatorë

2,282 mjete

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!