Përqafimi më i ngrohtë, Ajola Xoxa ndan foton e ëmbël me të birin

schedule18:18 - 2 Maj, 2021

schedule 18:18 - 2 Maj, 2021

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa u bënë prindër për herë të parë në 2018-ën. Ata mirëpritën një djalë që e pagëzuan me emrin Kajan. Kur vjen puna tek i vogli i tyre, Veliaj dhe Ajola mundohen të jenë sa më të rezervuar.

Ata nuk e kanë treguar portretin e të birit dhe pozat me të kanë qenë shumë të rralla. Mirëpo, së fundmi ka qenë Ajola e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram, një foto të ëmbël me Kajan. Ajo shihet bashkë me të birin në makinë, ndërsa vogëlushi i dhuron një puthje në faqe.

/abcnews.al