Jennifer Lopez ka qenë në qendër të vëmendjes pasi konfirmoi ndarjen nga Alex Rodriguez. Arsyeja që çoi në fundin e fejesës 2 vjeçare ishte fakti se Jennifer Lopez nuk kishte më besim tek ish basketbollisti pas spekulimeve për tradhti. Megjithatë, në këto ditë të vështira këngëtarja ka gjetur ngushëllim tek ish bashkëshorti i saj, March Anthony por dhe tek ish i dashuri, Ben Affleck.
Fakti që Lopez dhe Ben janë parë shpesh me njëri-tjetrin bëri që të nisnin thashethemet për një romancë mes tyre. Megjithatë, burime pranë dyshes janë shprehur se ata nuk kanë asgjë më shumë se miq. Burimi është shprehur për Entertainment Tonight se Lopez dhe Affleck “janë miq dhe kanë një marrëdhënie të përzemërt dhe të mirë”.
“Ata padyshim që kanë patur një histori romantike, por në këtë pikë ata kanë vetëm miqësi. Ata e admirojnë njëri-tjetrin profesionalisht, e respektojnë njëri-tjetrin dhe ndihen rehat. Jen dhe Ben kanë mbetur miq gjatë viteve dhe të dy janë ende vetëm miq.”, shtoi më tej burimi. Affleck dhe Lopez u fejuan në 2002 dhe u ndanë në vitin 2004.
/abcnews.al