Nard Ndoka deklaroi një ditë më parë se do të hiqte dorë nga drejtimi i Partisë Demokristiane, pasi nuk siguroi asnjë mandat.
Ndoka tha se i besoi verbërisht Lulzim Bashës, duke e bërë këtë të fundit përgjegjës kryesor të humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.
Lexo edhe: Nuk siguroi dot asnjë mandat, Nard Ndoka: Heq dorë nga drejtimi i PDK-së
Megjithatë, duket se sot ai i njeh një fitore kreut të demokratëve. Në një postim në rrjetet sociale, Ndoka shkruan se Basha është fitues moral në këto zgjedhje dhe Edi Rama blerës ligjor.
“Basha fitues moral, Rama blerës “ligjor”!” shkruan Ndoka. g.v/abcnews.al