Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një hap larg titullit, Guardiola: S’ishte aspak e thjeshtë, Aguero fantastik

schedule18:23 - 1 Maj, 2021

schedule 18:23 - 1 Maj, 2021

Moment magjik për Manchester City, që siguroi një tjetër triumf në transfertë pas atij të arritur ndaj PSG në gjysmëfinalen e parë të Champions League. Djemtë e Pep Guardiolës mposhtën 0-2 Crystal Palace dhe janë një fitore larg titullit kampion.

Do ishte i shtati në histori, dhe mund të vijë që nesër nëse Manchester United humbet derbin e Anglisë kundër Liverpool. Trajneri spanjoll i “Cityzens” foli për mediat pas ndeshjes së sotme, duke vlerësuar djemtë, sidomos El Kun Agueron, i cili zhbllokoi takimin me golin e tij.

Është gjithmonë e vështirë të luash pas Champions League, por djemtë u treguan të jashtëzakonshëm. Aguero është një lojtar fantastik dhe jam i lumtur që u rikthye. Do i shijojmë në maksimum ndeshjet e fundit me të.

Manchester United-Liverpool? Do e hedhim një vështrim nga ndeshja, por do të jemi të përqendruar në maksimum për duelin e kthimit ndaj PSG-së“, deklaroi Pep Guardiola. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!