(EMRAT) Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, SPAK merr dy të pandehur

schedule17:43 - 30 Prill, 2021

schedule 17:43 - 30 Prill, 2021

Kërkimet e policisë për gjetjen e trupit të pajetë të Jan Prengës, i cili u rrëmbye janarin e 2020 në Kamzë, nuk kanë dhënë rezultat, e megjithatë,

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet për dy prej të përfshirëve në rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. Konkretisht ndaj Festim Bexhdilin, kopshtar i resortit luksoz Hajri, si dhe Olsi Turjan, rëndon akuza e rrëmbimit kryer në bashkëpunim, me pasojë vrasjen e babait e Jan Prengës, baba të 3 fëmijëve.

Tashmë dosja është dorëzuar në Gjykatë dhe pritet që në vijim të vendoset për ta nën akuzat që janë ngritur.

Kujtojmë se Festim Bexhdili është i vetmi që mbahet në paraburgim për rrëmbimin, torturimin dhe më pas vrasjen e 49-vjecarit Jan Prenga, ndërsa Olsi Turja është liruar me herët, por megjithatë ai do të dalë para trupës gjykuese.

Kujtojmë se Jan Prenga u rrëmbye në Kamzë nga 4 persona të cilët e futën në një makinë luksoze. Më pas disa pamje filmike nxorën se ai ishte dërguar në një resort luksoz në Shijak ku edhe ishte torturuar.

Sipas hetimeve dyshohet se rrëmbimi i Jan Prengës ka ardhur si pasojë e vëllait të Prengës. Sipas të dhënave Astrit Prenga kishte grabitur një sasi prej 260 kg kokainë në Britaninë e Madhe.

Deri më tani dyshohet se një nga porositësit e rrëmbimit të jetë Docaj Fuqini nga Shkodra, i cili kontaktoi vëllezërit e Jan Prengës, dhe iu kërkoi ti kthehej sasia e kokainë së grabitur në Britaninë e Madhe, në këmbim të jetës së vëllait.

Nga ana tjetër ka qenë bosi i kokainës Dritan Rexhepi i cili thuhet se po ashtu ka kontaktuar me familjen Prenga nga një burg në Ekuador. Rexhepi dyshohet se ishte organizatori i nisjes së kokainës për në Britaninë e Madhe që më pas u zhduk nga porti i Portsmoouth. Pas kontakteve Astrit Prenga u ktheu grupit kriminal sasinë e kokainës ndërsa Rexhepi tregoi se kush ishin rrëmbyesit.

Sipas policisë, Jan Prenga pas rrëmbimit është dhunuar dhe torturuar ndërsa më pas është dërguar i pajetë në resortin Hajri në pronësi të Altin Hajrit nga ku u nxor me një furgon të bardhë e dyshohet të jetë groposur në atë zonë.

Kur kanë kaluar disa muaj që nga rrëmbimi i tij, ende nuk ka asnjë gjurmë se ku mund të jetë trupi i të ndjerit  që la pas 3 fëmijë. E.L/abcnews.al/