Piktori Gazmend Leka në një intervistë për ABC Neës nga vendlutja që është studio rrëfen format e lutjes për fenë e artit. Artisti më pas në galerinë FAB zhvillon dialogun me vizitorët për “Lutjen”. Ekspozita “Lutja” është një shtegtim i artistit mes jetës dhe vdekjes, me shpresën për t’u rilindur në pikturë.
Për shumë kënd lutja është një formë katarsi dhe thirrje për qetësi, por jo për artistin. Lutja e Gazmend Lekës është vuajtje e madhe e të jetuarit si murg brenda mureve të studios për t’i dhënë jetë ciklit të pikturave të pagëzuara me emrin “Lutja”.
Në këtë vendlutje lexohet lehtë, tensioni, makthi i ditë-natës së tij deri në vetëflijim. Mbi tavolocë janë shtrydhje tybetesh ngjyrash me të cilat ai nxjerr impulse dhe energji të shumta që mes penelave e spatulave të mos jetë e paqtë, por të ngrejë dallgë tej studios.
Këtë ritual e kërkoi brenda vetes së tij në qoshte më të errëta e lëndim i erdhi një prej personazheve të Dostojevskit për të gjetur pulsin e lutjes që e ka hyjnizuar në këtë cikël pikturash.
Krijimi dhe krimi sipas piktorit janë të barasvlefshme dhe këtë e lidh me mitologjinë. Në zemër të pikturës ai ka vënë vetveten. Ndërmend e ka ta zhvillojë më tej. Në pikëpamjen e parë lidhet me egoizmin dhe narcizmin, por ai e kundërshton këtë fakt.
“Murgu” Gazmend Leka pasi del prej mureve kërkon dialogun me të tjerët sy më sy. Autoportreti i artistit vende vende vjen i paqtë varur në murin e galerisë FAB. Por “Lutja” e tij nuk është e lehtë pasi ai pasqyron me ngjyrën e pikturës kontrastin e fortë jetë-vdekje të vetvetes.
Gazi përmes pikturës nxjerr ekzorcizmin ndaj vdekjes. Rrugëtimi artistik i kësaj “Lutje” vjen edhe nëpërmjet copëzave të studios së tij. Syrit të mprehtë të artistit nuk i mungojnë asnjëherë detajet, siç janë edhe këto këpucë. Por lutjet e Gazmend Lekës janë nga më të ndryshmet deri në ekstrem siç luten murgjit.
Vende vende, portreti i tij lidhet dhe me figura biblike të cilat ai i cilëson si përkime të rastësishme pasi gjumi i tanishëm dhe ai i gjati sipas Gazmend Lekës do të jetë kështu. Piktori i njohur, Gazmend Leka që të tejkalojë këtë ekspozitë nuk do ta ketë të lehtë vitin e ardhshëm./abcnews.al