Jason Kelk ka qenë më shumë se prej një viti i shtruar në spital për shkak të koronavirusit dhe konsiderohet pacienti që ka qëndruar më gjatë i shtruar në spital, në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
Në prill të 2020-ës ai u shtrua me urgjencë për një infeksion në kraharor dhe më pas rezultoi pozitiv me koronavirus.Që atëherë ai nuk është larguar më nga spitali duke luftuar çdo ditë për jetën e tij. Tashmë është më mirë dhe po bën llogaritë për dëmet e pësuara nga Covid: nuk arrin të ecë vetë dhe vjell vazhdimisht.
Në 3 prill 2020, 8 orë pas shtrimit në spital u transferua në terapi intensive. Bashkëshortja e tij u shpreh për mediat se për shumë kohë mjekët i thonin se nuk e dinin nëse Jason do të kthehej në shtëpi. Një muaj më parë, pas më shumë se një viti ai u shkëput nga aparati i frymëmarrjes.
Që atëherë gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar pak dhe ka nisur të ecë me ndihmën e personelit të spitalit. Bashkëshortja e tij ka bërë apel në rrjetet sociale për krijimin e një fondi që do ta ndihmonte financiarisht, dhe ndihma nuk ka munguar./abcnews.al