Mahrez i sinqertë: Ndeshje me dy fytyra, kishim fat te golat

schedule10:39 - 29 Prill, 2021

schedule 10:39 - 29 Prill, 2021

Manchester City fitoi 1-2 gjysmëfinalen e parë të Champions League. Ekipi i Pep Guardiolës korri një sukses të madh në fushën e PSG-së, teksa golin e fitores e realizoi Riyad Mahrez. Sulmuesi i majtë dha një prononcim të sinqertë për RMC Sport, ku ndër të tjera tha:

Ishte një ndeshje me dy fytyra. Në pjesën e parë nuk u shfaqëm të rrezikshëm aq sa duhej, PSG luajti më mire se ne. Në pjesën e dytë i mbyllëm në portë, kjo është forca jonë e vërtetë. Kishim fatin me vete te dy golat që shënuam.

Te goli im, topi u fut mes dy lojtarëve të PSG-së që ishin në mur. Ky është futbolli, kështu që le ta shijojmë këtë sukses. Nuk është se ata shkëlqyen në pjesën e parë, nuk krijuan raste të rrezikshme. As ne, por patëm rastin më të mirë me Foden.

Në pjesën e dytë zbritëm në fushë me një dëshirë të madhe, ishim solidë edhe në mbrojtje. Edhe pse nuk zhvilluam ndeshjen më të mirë sipas meje, ia dolëm të fitojmë 1-2. Kualifikimi? Gjithçka është e hapur.

Kemi një avantazh të vogël krahasuar me PSG-në, por duhet të luajmë në ndeshjen e kthimit si në pjesën e dytë, madje më mirë se aq“, përfundoi lojtari algjerian i skuadrës së Pep Guardiolës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!