Netflix bën pjesë të listës së shteteve edhe Kosovën

schedule17:52 - 28 Prill, 2021

schedule 17:52 - 28 Prill, 2021

Netflix ka shtuar Kosovën në listën e shteteve në platformën e tyre.

Nisma e studentit Sovran Hoti i cili njëkohësisht është përdorues i rregullt i Netflix, kishte filluar pasi ai vuri re se lokacioni i Kosovës i figuronte si Serbi dhe kështu kjo çështje mori jehonë dhe vëmendjen e Netflix në muajin shkurt të këtij viti me qëllim që Republika e Kosovës të njihet si shtet në Netflix.

Ky peticion pati jehonë dhe u përkrahë edhe nga shumë artistë dhe u mblodhën 37 mijë nënshkrimeve për rreth 2 muaj.

Ndërsa sot Hoti ka njoftuat se Netflix ka shtuar Kosovën në listën e shteteve me kodin telefonik +383 në platformën e tyre. Ai gjithashtu ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë arritje simbolike dhe të dinjitetshme.

“Nuk u deshtën 200 mijë, me 37 mijë nënshkrime dhe rreth 2 muaj, Netflix e dëgjoi thirrjen tonë.  Netflix ka shtuar Kosovën në listën e shteteve me kodin telefonik +383 në platformën e tyre. Presim t’pasoj e njëjta edhe për vendnodhjen e përdoruesve kosovarë. Faleminderit të gjithëve që më keni mbështetur në këtë arritje simbolike, por të dinjitetshme!”, ka shkruar Hoti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!