Mattijs De Ligt është një nga objektivat kryesorë të merkatos së verës te Barcelona. Trajneri Roland Koeman i ka kërkuar drejtuesve mbrojtësin holandez, por nuk do të jetë aspak e thjeshtë.
Juventusi e cilëson 21-vjeçarin të pashitshëm dhe një prej lojtarëve ku do të bazohet projekti i ri i bardhezinjve. Gjithsesi, një ofertë tunduese nga Spanja nuk do të neglizhohej.
El Chiringuito shkruan se De Ligt është lojtari i vetëm për të cilin Barcelona ka vendosur të sakrifikojë në aspektin ekonomik. Klauzola e shitjes së tij është 125 milion euro, shumë që aktivizohet në verën e vitit të ardhshëm. /abcnews.al