Apeli i Juncker: Ballkani duhet ta bëjë të qartë nëse do anëtarësimin në BE

schedule12:09 - 6 Tetor, 2018

schedule 12:09 - 6 Tetor, 2018

Në fjalën e tij para parlamentit austriak Zhan Klod Junker bëri apel që të ndihmohen sa më shumë gjashtë vendet e Ballkanit që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Europian. Edhe pse sipas tij asnjë nga vendet nuk është ende gati.

Zhan Klod Junker, shefi i Komisionit të Bashkimit Europian, paralajmëron mbi mundësinë e një lufte të re në Ballkan, nëse Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja nuk ndiejnë se Bashkimi Europian është serioz në ofrimin e perspektivës për anëtarësim ndaj tyre.

Gjatë njëfjalimi të mbajtur në parlamentin austriak ai theksoi se nëse një gjë e tillë nuk ndodh atëherë shumë shpejt ajo që ka ndodhur në vitet ’90.

Gjashtë shtetet e Ballkanit, të cilat gjatë viteve ’90 krijuan fushëbetejën e konflikteve më të përgjakshme të Europës që prej Luftës së Dytë Botërore, që çoi deri në shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, tashmë gjenden në faza të ndryshme të bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Ndërsa negociatat për anëtarësim kanë nisur zyrtarisht me Serbinë dhe Malin e Zi, Shqipëria dhe Maqedonia janë ende në pritje të çeljes së tyre dhe klasifikohen si “vende kandidate”. Bosnja dhe Kosova, nga ana tjetër, janë listuar për momentin si “kandidatë potencialë”.

E ndërkohë që disa nga këto vende kanë shënuar progres, “ky progres – sipas tij, – ende nuk është i mjaftueshëm”. Ai sugjeroi se BE-ja duhet t’iu ofrojë këtyre shteteve një lloj “zone ekonomike, ku ato të mund të sillen pjesërisht si të ishin vende anëtare të bllokut”.

Por, Juncker përsëriti sërish faktin se ai nuk sheh ende asnjë prej tyre gati për të arritur anëtarësimin e plotë “përpara vitit 2025, e madje edhe atëherë nuk ka për të qenë diçka e shpejtë”. Sipas tij, BE-ja duhet “të kujdeset për Ballkanin Perëndimor intensivisht dhe të ndihmojë ku të jetë e nevojshme”.

Juncker theksoi se, blloku “duhet të sigurohet që të jetë e kuptueshme për këdo, se konfliktet territoriale mes shteteve të Ballkanit Perëndimor duhet të zgjidhen përpara se të ofrohet, apo të merret anëtarësimi”. Mes çështjeve më të nxehta në këtë aspekt është statusi i Kosovës, e cila deklaroi pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, por që Beogradi refuzon ende ta njohë.

Juncker ndodhej në Vjenë për të marrë pjesë në festimet për 100-vjetorin e themelimit të Republikës së Austrisë. Ish-kryeministri i Luksemburgut e nisi mandatin e tij si shef i Komisionit Europian, duke bërë të qartë se nuk do të kishte asnjë zgjerim të mëtejshëm të bllokut nën drejtimin e tij. /abcnews.al