Video/Basha: Dyfishohet numri i bizneseve të mbyllura

schedule10:18 - 6 Tetor, 2018

schedule 10:18 - 6 Tetor, 2018

Me një videomesazh, Kryetari i PD vuri në dukje gjendjen e vështirë që po kalojnë bizneset, pasi vëmendja e Edi Ramës është tek krimi dhe oligarkët.

“Me Edi Ramën në qeveri, krimi dhe oligarkët pasurohen, biznesi i zakonshëm po falimenton”,– thuhet në videomesazh.

Sipas shifrave të publikuar, vetëm në shtator janë mbyllur 1978 biznese nga 838 që u mbyllën një vit më parë.

 “Me Edi Ramën në qeveri, çdo vit është më keq për shumicën e bizneseve”,– thuhet në videomesazhin, që ilustron me grafik edhe periudhat 9 mujore 2017-2018.

Krahasimi me vitin e kaluar tregon se falimentimi i bizneseve është  gati dyfishuar. Nga 6969 biznese të mbyllura në periudhën gusht-shtator 2017, këtë vit për 9 muaj rezultojnë të mbyllur 11 292 biznese.

Kreu i opozitës jep mesazhin se sa më gjatë të qeverisë Edi Rama, aq më shumë biznese do të mbyllen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!