Gazetarja sportive, Diletta Leotta, shpesh herë përfundon pre e mediave rozë. Bukuroshja italiane përflitet herë pas herë se është në ndonjë lidhje të re dashurie, diçka që mesa duket e ka “acaruar” disi atë. Përmes një postimi në “Instagram”, Leotta ka një shpjegim për të gjithë ndjekësit e saj për këto situata ku e shikon veten shpesh herë.
“Gjithmonë kam heshtur deri tani dhe mbase kam gabuar. Po mashtroja veten në fakt se herët apo vonë informacioni do të mbizotëronte mbi gazetarinë e hedhurinave. Çdo ditë fotografët janë poshtë shtëpisë sime, dronët jashtë dritareve, thashethemet në portale si dhe njerëz pas çdo lëvizje që bëj, por tani jam pak e lodhur nga gjithë këto.
E them këtë sepse duke lexuar gënjeshtrat që tërheqin klikime në internet për mua, çdokush mund të mendojë se unë jam një grua e paaftë për të dashur dikë. Kjo është e papranueshme. Nuk është kjo çmimi për të paguar suksesin ose që e kam kërkuar për shkak të trupit tim, rrobave që vesh apo fotot që postoj. Të gjitha këto bëhen brenda lirisë që çdo individ ka apo jo?
Më shpjegoni pse një grua nuk mund të ketë miq, por gjithmonë vetëm të dashur. Nëse takoj një djalë të mirë dy herë për të pirë diçka, përse flitet për një dashuri të re? Nëse bëj një reklamë me një futbollist, kjo do të thotë se ne jemi një çift sekret? Nëse shoqërohem me një aktor të bukur dhe jemi të lumtur, pse është një histori e sajuar?
Kam duruar gjithçka deri me tani, jam munduar të qesh me këtë ndonjëherë. Unë nuk jam e mërzitur, por njerëzit rreth meje lëndohen për gënjeshtrat që shkruhen për mua. Gjyshja ime që është tashmë në të 80-tat i beson gazetave dhe portaleve”, përfundon shkrimin e saj Dileotta. /abcnews.al