Edi Rama përveç falenderimit për të gjithë qytetarët që e votuan, një falënderim të veçantë bëri edhe për bashkëshorten e tij, Linda. Nga sheshi “Skënderbej”, Rama tha se ajo është opozita e vetme që s’e mund dot. Ai gjithashtu, zbuloi edhe arsyen përse mungon Zaho në këtë festë.
Lexo edhe: Rama: Lulzim Basha dhe PD bënë fushatën më të mirë në historinë e humbjeve të tyre
“Një falenderim për gjysmë time më të mirë dhe të vetmen opozitë që nuk e mund dot. Linda është guri që mbledh, grua shumë faleminderit. Faleminderit Reas dhe Gregut që nuk na shkaktoni asnjë dhimbje koke si disa fëmijë ish kryeministrash. Zaho nuk erdhi se është i mërzitur se unë i kora të gjitha votat dhe ai asnjë megjithëse bëri fushatë në Vlorë. Është detyra e familjes sonë t’ja mësojmë që pse nuk duhet të mërzitet me votat,” tha Rama.