Kandidati për deputet i LSI Lefter Maliqi ka reaguar pas daljes së rezultateve në qarkun e Beratit ku partia e tij nuk ka arritur të marrë asnjë mandat.
Maliqi thotë se do vazhdojë të shërbejë edhe pa mandat, duke shtuar se rezultati i tillë ka ardhur pasi kemi të bëjë me blerje masive të votave.
“Të dashur qytetarët e mi të qarkut Berat. Ju shpreh me zemër respektin dhe mirënjohjen time për të gjithë mbështetjen që më dhatë, pavarësisht rrethanave dhe rezultatit. Ndihem i privilegjuar që ju kam shërbyer dhe do do t’ju shërbej, edhe pa mandat, por ashtu siç kam bërë gjithmonë, si njëri nga ju që do jem aty kur të keni nevojë.
E vërteta është e mirëkamufluar, por unë e di që kemi të bëjmë me një blerje masive të votave, mirëorganizim me kornizë mafioze, ndaj dhe u prodhua ky rezultat. Këto zgjedhje nuk mund të jenë normale dhe të pranueshme për një vend anëtar të NATO-s dhe kandidat për në Bashkimin Evropian.
Gjithsesi, unë pas humbjes ringrihem edhe më fortë, e kam dëshmuar në kohë edhe më të vështira se këto, ndaj do të jem me ju në çdo sfidë që na pret. Respeke dhe mirënjohje të thellë për beratasit e mi, në çdo rrugë, në çdo lagje, në çdo fshat, në çdo qytet të qarkut”, shkruan Maliqi./mv.abcnews.al