Bayern Munich ka zyrtarizuar trajnerin për sezonin e ardhshëm. Julian Nagelsmann do të marrë drejtimin e kampionëve në fuqi të Gjermanisë dhe Europës.
Vetë klubi bavarez ka dalë më njoftim ditën e sotme: “FC Bayern ka emëruar Julian Nagelsmann si trajnerin e ri. 33-vjeçari i lindur në Bavari do të transferohet në Munih nga RB Leipzig më 1 korrik 2021, përpara sezonit të ri, duke nënshkruar një kontratë pesë-vjeçare me kampionët rekordmen gjermanë, deri më 30 qershor 2026.
Kjo ndodh pasi FC Bayern ra dakord për kërkesën e trajnerit aktual Hansi Flick, i cili dëshironte t’i jepte fund kontratës më 30 qershor 2021, dy vite para se t’i skadonin te kontrata”.
Bavarezët, sikurse kuptohet kanë arritur marrëveshjen me RB Leipzig për Nagelsmann, pasi ai kishte kontratë me ta. Raportohet se Bayern ka paguar 15 milion euro për trajnerin. /abcnews.al
Julian Nagelsmann to join FC Bayern as head coach. Hansi Flick's contract will be terminated upon request. pic.twitter.com/tJBpXSiozu
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) April 27, 2021