Në qarkun e Korçës janë numëruar 286 nga 427 kuti votimi në total, ku PS prin me 47.35 për qind kundrejt 41.86 për qind që ka marrë Partia Demokratike, ndërkohë LSI ka marrë 7.2 për qind.
PD ka rekuperuar gjatë orëve të fundit në raport me PS duke ngushtuar avantazhin e të majtëve dhe duket se shkak për këtë është bërë hapja e kutive të Devollit, të cilat fillimisht krijuan një avantazh në favor të demokratëve.
Aktualisht, gara në Devoll është “rrotë më rrotë” mes PD dhe PS, ku demokratët kanë 45.85 për qind të votave, ndërsa socialistët 44.90 për qind.
Në Devoll kanë mbetur edhe 10 kuti nga 50 në total pa numëruar sipas të dhënave të KQZ-së. /abcnews.al