Me ftesë të kryetarit të Bashkisë së Firences, Dario Nardella, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj takoi homologun fiorentinas, ku diskutua mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy qyteteve, si ndriçimi, dhe karikimi i makinat Elektronike.
Kryebashkiaku Veliaj zhvilloi një takim me homologun e tij në Firence, me kreun e bashkisë së atij qytetit Dario Nardella.
Dy kryebashkiakët biseduan mbi mundësitë e bashkëpunimit për ndriçim LED, rrjet karikuesish për makinat elektrike dhe flotë e re biçikletash.
Në vizitën e tij në Firence, Veliaj do të marrë pjesë edhe në Forumin “Të bashkuar në diversitet”.
Pamjet u shpërndanë nga zyra për shtyp e Bashkisë të Tiranës, ndërsa numri një i kryeqytetit mori “Medaljen e Artë të Firences”./abcnews.al