Jose Gaya është një nga lojtarët më të mirë të Valencias. Interesimi për anësorin e majtë është i madh. Juventusi e kërkon në Serie A, por jo vetëm.
Todofichajes raporton se në garë për 25-vjeçarin (13 ndeshje dhe 2 gola me kombëtaren e Spanjës) janë edhe Barcelona e Atletico Madrid.
Këta të fundit kanë përgatitur ofertën e parë. Atletico po insiston të arrijë akordin dhe do t’i paraqesë Valencias një ofertë prej 30 milion eurosh+5 milion euro në formë bonusesh. /abcnews.al