Drejtoria e Hetimit Tatimor ka zbuluar një skemë mashtrimi me TVSH-në të kryer nga disa subjejte private në Tiranë, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 1 milionë dollarësh.
Gjykata Tiranës kishte caktuar më herët masën e sigurisë atë të “arrest me burg” Gjergj Felan, administrator i një subjekti privat. Ndërsa është dhënë “arrest shtëpie” për një kontabiliste, një agjente doganore dhe një administratore dhe ortake e vetme e shoqërisë tjetër private që operonte në fushën e tregtisë. Në këtë skemë janë përfshirë një numër i konsiderueshëm subjektesh tregtare, kryesisht në fushën e ndërtimit.
Sipas provave të mbledhura nga policia e kryeqytetit, rezulton se shtetasit e mësipërm kanë regjistruar subjekte tregtare në mënyrë fiktive, pa asnjëlloj aktiviteti me qëllim tërheqjen e blloqeve të TVSH. Ata kishin lëshuar fatura për subjekte të treta, që më pas rimbursoheshin nga shteti. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për afat më të gjatë se 1 vjeçar të prangosurit ksihin krijuar një skemë mashtrimi, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit 1 milionë dollarë.
Strukturat hetimore, kanë krijuar dyshime të arsyeshme se skema mashtruese në fushën e ndërtimit është më e gjerë se kaq.
Për këtë arsye po vijojnë hetimet edhe jashtë kufinjve të Shqipërisë, pasi dyshohet se një pjesë e mirë e parave mund të jenë trasferuar në rajonin e Ballkanit.
Ndaj tyre rëndon akuza për veprat penale të “Krijimit të skemave mashtruese lidhur me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar” dhe “Fshehja e të ardhurave” të kryera në bashkëpunim. /abcnews.al